Dita e Alfabetit, të flasim dhe shkruajmë gjuhën e standardizuar
Në ditën kur të gjithë ngremë zërin për rendesine e e abecedes sone shqiptare te perbere gjithesej nga 36 shkronja, albanologët apelojnë për më shumë kujdes në të folurit dhe të shkruarit e gjuhës shqipe sin je shprehi e perhershme e cdo individi...

Kujdes nga barbarizmat, sllavizmat, pse jo edhe nga turqizmat kerkon edhe profesoresha e gjuhes shqipe, Shpresa Ismaili.
Sipas saj per ti shmangur te gjitha keto dhe per ta thene fjaline me fjalet e bukura nga fjalori I pasur I gjuhes tone, nevojitet kujdes qysh në hapat e para, kur fëmija fillon të mësoje shkrim lexim.
“Për të pasur një gjuhë të pastër njeriu duhet që në vegjëli të fillojë të flet gjuhën letrare dmth që nga fjalët e para që fëmija i merr nga prindi duhet të mësojë të flet gjuhën letrare pa marrë parasysh se në shtëpi me cfarë dialekti flasin .Fëmija jonë nëse dëshirojmë të flet një gjuhë të pastër letrare ne duhet tia mësojmë atë që në hapat e parë sepse më vonë ai nuk mund të mësojë të flet në atë gjuhë nuk mund të bëjë përmirësimin e gabimeve nëse me vitë të tëra flet fjalët në dialekt” – tha profesoresha e gjuhës shqipe, Shpresa Ismaili.
Gjuha ka standarde, dhe ato standard duhet respektuar jo vetem gjate te folurit por edhe gjate te shkruarit. Mesimdhenesit thone se nxenesit bejne shpesh gabime gjate te shprehurit te tyre ne formen e shkruar. Dhe kjo mund te permiresohet vetem permes diktimit te fjalive, sidomos ne 4 vitet e para te shkollimit fillor.
Edhe nxenesit pranojne se bejne leshime te ketilla gje e cila, koheve te fundit eshte e pranishme ne menyren dhe formen e komunkimit jo vetem ne shkolle por dhe neper rrjetet sociale, ku perdoren fjali te pergjysmuara, shkurtesa te pa logjikshme por dhe shum fjale te huaja te huazuara nga gjuha angleze.
“Patjetër që duhet të japim mundin tonë maksimal si një populllatë dhe shoqëri intelektuale që të largohen fjalët që nuk janë shqipe burimore ,janë pjesë negative e të folurit sepse ndikon që një ditë të humb burimi I gjuhës shqipe sepse nuk janë vetëm sllavizmat por kemi edhe fjalë që i huazojmë nga anglishtja..ti largohen fjalëve nga fejsbuku sepse bëjnë që nxënësit të jenë sa më afër gjuhës angleze duhet të largohen sa më shumë nga gjuha që paraqitet nga rrjetet sociale”.
“Tentoj ta flas gjuhën pastër si në shtëpi si në shkollë por më tepër në shkollë tentojmë të flasim gjuhë standarde shqipe por do të ishte bukur sikur gjithë këtë ta bënim …leximi është pasurim I fjalorit sa më fjalor të pastër të kesh atëherë do të komunikosh më mirë” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga ana e TVM2.
Për të shmangur gabimet drejtshkrimore dhe për të rrespektuar gjuhen e standardizuar shqipe, duhet më tepër të lexohet dhe të mbahen orë shtesë ashtu sic është në planprogramet e parapara. apelojnë albanologët.
“Shpesh herë gjatë orëve të mësimit me plan program janë paraparë edhe orë komunikimi ,këto orë komunikimi janë paraparë me qëllim që nxënësit të mund të komunikojnë në gjuhën letrare dmth janë ato orë ku nxënësit debatojnë rreth temave të ndryshme profesor-nxënës ku nxënësi lirisht shpreh ndjenjat dhe duhet të flet në gjuhën letrare duhet të flet në atë gjuhë që është paraparë sipas normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe” – deklaroi profesoresha e gjuhës shqipe, Shpresa Ismaili.
Gjuha e identifikon një komb ndërsa e ardhmja e kombit varet nga ne se sa do të jemi në gjendje të ruajmë dhe kultivojmë gjuhën e mirfilltë shqipe, vlerësojnë albanologët në ditën e shkronjave. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
