Erë e fuqishme në Gostivar, lëndohen dy qytetraë shkaktohen dëme matriale
Nga moti i ligë që kaploi mbrëmë Gostivarin janë lënduar dy qytetarë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme material, kryesisht vetura dhe objekte afariste të dëmtuara...

Si pasojë e erës së fuqishme, mbi objektin e montuar që shërben si shitore për pemë dhe perime, ka rënë një dru, me c’rast janë lënduar dy persona.
Nga spitali I përgjithshëm I Gostivarit informojnë se personat E.O. (19) dhe B.A.(27) janë trajtuar për shërim në Njësinë e urgjencës së këtij spitali, me lëndime të shkaktuar nga rënia e drurit. Pas dhënies së ndihmës së duhur mjekësore, personat e lënduar janë lëshuar për trajtim shtëpiak.
Era e fuqishme ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Nga vitrina e shkëputur nga kati i parë i objektit afarist “Mont Blan” janë dëmtuar disa vetura që kanë qenë në parking.
Në rrugën “Belicica” nga tjegullat e rëna të çative janë dëmtuar 7 automjete. Në fshatit Turcan i Vogël nga rënia e një shtylle elektrike është dëmtuar çatia e një shtëpie, ndërsa në magjistralen Gostivar-Kërcovë , në udhëkryqin e Zdunjës ka rënë një semafor.
Në regjionin e Mavrovës, si pasojë e erës së fuqishme, janë shënuar dëme material si dhe problem me furnizim të energjisë elektrike. Shembja e gurëve dhe tokës kanë bllokuar edhe rrugën për në fshatin Sencë të këtij regjioni.
Përndryshe, sot moti karakterizohet vetëm me reshje të mëdha të shiut dhe me erë të lehtë. (Lulzim Haziri, TVM2)
Foto: radiovala.com
