Shqipëri, dy të vdekur nga moti i keq
22.11.2015 17:04
Në Shqipëri epilogu i motit të keq ka qenë me pasoja tragjike pasi njoftohet për dy të vdekur...

Në Radhimë të Vlorës Luan Qarri ka gjetur vdekjen pasi e ka marrë rrjedha e lumit me vetë ndërsa në Shëngjin Viktori Gjergji është gjetur i pajetë pasi kishte dalë për peshkim.
Rreshjet kanë shkaktuar edhe shumë probleme në qarkullim duke bllokuar disa akse problematike.
Gjanica në Fier ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur disa banesa. Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike disa vendbanime.
