Turkish Airlines, alarm i rremë për bombë në aeroplan

22.11.2015 17:12

Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, me të cilin po udhëtonin 256 persona, nga Nju Jorku për në Stamboll, e ka ndërruar drejtimin dhe ka ateruar në Halifaks të Kanadasë, për shkak të një alarmi të rremë për bombë, ka njoftuar sot policia e Kanadasë...

Aeroporti ndërkombëtar në Halifaks ka njoftuar në rrjetin Twitter, se aeroplani ateroi i sigurt dhe policia po zhvillon kërkim duke përdorë qenë të stërvitur për mjete eksploduese.

“Hetimi lidhur me kërcënimin me bombë është në shkallën e hershme”, njoftoi aeroporti, duke shtuar se kërcënimi ishte bërë mbrëmë në orën 22:50.

Të martën, dy fluturime të “Air France” nga Shtetet e Bashkara drejt Parisit ndryshuan destinacion për shkak të kërcënimeve të rreme për bombë.