Situata në Gjevgjeli, migrantët insistojnë të hyjnë në Maqedoni
Sitiuata në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë vazhdon të mbetet e tensionuar. 1 mijë e 200 migrantë ekonomik tanimë pesë ditë janë ndaluar në zonën kufitare midis dy shteteve...

Pjesa më e madhe tyre janë vendosur në tenda ndërkaq mbi një qind persona vazhdojnë të mbajnë të bllokuar linjen hekurughore Maqedoni - Greqi.
Në shenjë revolte ata kanë refuzuar çdo lloj ndihme humanitare. Janë shprehur se nuk do të kthehen mbrapa derisa autoritet e vendit nuk hapin kufirin.
MPB ka shtuar forcat policore në Gjevgjeli për të pasur nën kontroll situatën.
Ndërkohë që autoritet kuftare kanë mundësuar hyrjen në Maqedoni vetëm për migrantët që vijnë nga zonat e luftës. Ata drejtohen në kampin në Gjevgjeli , ku evidentohen dhe më pas nisen drejt Tabanocit.
Shërbimet kufitare konsiderojnë se kriza me migrantët nuk do të përshkallzëohej në rast se Greqia bënte selektimin e tyre.
Sipas informacioneve të MPB-së gjatë 24 orëve nëpër Maqedoni kanë tranzituar 4 mijë migrantë nga Sirija, Iraku dhe Afganistani. (Meral Ismaili, TVM2)
