KRIZA ME MIGRANTËT

Task: BE e hapur të ndihmojë Maqedoninë

22.11.2015 17:26

Bashkimi Europian do të rishikojë mundësitë për të ndihmuar financiarisht por edhe teknikisht Maqedoninë në sfidën e saj me migrantët...

Ishte ky premtimi që dha kreytari I këshillit europian Donalld Task pas kërkesës së presidnetit Gjorge Ivanov që vendi të ndihmohet në përballjen me krizën.

Task tha se  e derejtë e vendit është që të ndërmarrë masa për mbrojtjen e kufijëve, ndërkaq apeloi për një koordinim midis shteteve nëpër të cilët tranzitojnë refugjatët.                                                         

“BE është me ju dhe është e gatshme të vazhdojë me mbështetjen nëpërmjet nidhmave humanitare dhe teknike, duke përfshirë këtu agjencitë e BE-së. Ne jemi të gatshëm që të sigurojmë më shumë  atëherë kur do të vlerësojmë nevojat tuaja. Unë do të flasë me vendet anëtare të BE-së se çfarë mund të bëhet më shumë në këtë drejtim që të sigurohemi se ndihma jonë drejtuar shtetit tuaj dhe rajonit të jetë e nivelit e njëjtë me sfidat  që përballeni“ – tha kryetari i Këshillit Europian, Donalld Task.

Presidenti Gjorge Ivanov tha se mbështetja financiare është më se e nevojshme për Maqedoninë, pasi vendi ka harxhuar mbi 10 milion euro para të buxhetit për t’u përballur me situatën.        

“Edhe përkundër premtimeve Maqedonianuk ka marrë kurfarë ndihme financiare dhe teknike nga BE, sa I takon krizës me migrantët. Ehde pse kërkuam nga unioni edhe pajisje teknike për regjistrimin e migrantëve dhe refugjatëve, nuk morëm asgjë. Maqedonia po harxhon fondet e saja nga buxheti për menxhimin e kësaj krize. Vetëm për nevojat e shërbimeve të sigurisë deri më tani kemi harxhuar mbi 10 milion euro. Përballemi me mungesë të kapaciteteve teknike, materialeve dhe njerëzve që tu përgjigjemi kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare” – tha presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Nga fillimi janarit e deri më tani në Maqedoni kanë tranzituar gjysëm million migrantë. Mbyllja e kufijëve për migrantët ekonomik sipas presidentit ka ardhur si pasojë e vendimit të Serbisë, Koracisë dhe Sllovenisë, pasi Maqedonia ka kapacitete që të pranojë vetëm 2 mijë migrantë.

Ivanov fajësoi Greqinë për mungesë të bashkëpunimit gjatë evidentimit të migrantëve. Presidenti nga kryetari këshillit europian Donalld Tusk kërkoi edhe zhbllokim të procesit eurointegrues të Maqedonisë.

Task I cili nuk dha përgjigje konkrtete tha se BE mbështet rrugën euroinegruese të vendit. Para vizitës në Maqedoni Task ka vizituar Shqipërinë dhe Serbinë ndërkaq pas Maqedonisë do të vizitojë  Kroacisë dhe Bosnjën. (Meral Ismaili, TVM2)