107 vjetori i Kongresit të Alfabetit
Manastiri sot frymon shqip, festohet 107 vjetori i ditës së alfabetit të gjuhës shqipe...

Me rastin e kësaj dite historike, drejtues të institucioneve, gjuhëtar dhe historian, por edhe qytetarë kanë qëndruar në qytetin e Manastirit për të festuar, por njëherit edhe për të përkujtuar veprën e personaliteteve të cilët morrën pjesë në Kongresin e Manastirit.
107 vite më pare, në këtë shtepi, u zhvillua Kongresi i Manastirit, në të cilin u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, ndodhi kjo që siguroi qëndrueshmëri kombëtare, kulturore dhe politike të shqiptrëve.
Duke iu referuar kësaj dite historike në muzeun e alfabetit, tre ministrant shqiptari, ai i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për programe të përbashkëta arsimore.
Ndërsa zëvendës kryeministri Musa Xhaferi vlerësoi ktë ditë sit ë rëndësishme dhe jetike për shqiptarët.
Për të nderuar figurat e atdhedashësve të cilët themeluan alfabetin e gjuhës shqipe, u organizuar tribune shkencore me temë “Atdhetari i sqhuar Mithat Frashëri”, duke i cilësuar këto personalitete si njerëz të cilët kanë vendosur fatin e shqiptarëve.
Aktiviteti qënror i ditës së sodit do të zhvillohet në Qendrën e kultures në Manastir, ku do të mbahet një Akademi solemne dhe Koncert Gala, në të cilën do të interpretojnë orkestra e teatrit kombëtar të operës dhe baletit të Shqipërisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
