Maqedoni
Për një javë 1.264 thirrje në "Alo doktor"
23.11.2015 10:56
Javën e kaluar (nga 16 nëntori deri më 2 nëntor) në linjë telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" ka pasur 1.264 thirrje njoftoi Shtëpia e Shëndetit Shkup...

Nga 15 shtatori i vitit të 2014, kur filloi të punojë "Alo doktor" e deri tani në linjën për këshillë mjekësore ka pasur 63.200 thirrje.
Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptome në çregullimin e shëndetit.
Njëzet e pesë mjekë mund të japin këshilla mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët e të gjtihë qyteteve të Maqedonisë.
Thirrjet janë për spektrin më të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshta për simptomat lidhur me tensionin e rritur të gjakut, sëmundje simptomatike, dhimbje koke, simptoma respiratore, temepraturë e rritur e trupit, për gripet sezonale të shkaktuara nga kushtet e ndryshme të motit karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike./Mia
