Show Biz

Adele thyen rekordin historik? “25” albumi më i shitur në një javë

23.11.2015 11:18

Adele është padyshim në prag të thyerjes së rekordit, në historinë e listave muzikore të Mbretërisë Së Bashkuar, për numrin e lartë të shitjes së një albumi muzikor në vetëm një javë...

Albumi i saj, i titulluar “25”, që arriti vendin e parë në listën e iTunes në 106 vende nga 119 shtete, shiti 300.000 kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, kur doli në treg ditën e premte.
 
Vetëm dy albume kanë arritur të shesin deri tani më shumë se 500.000 kopje në një javë: “Progres” nga Take That, që shiti 518.601 kopje në javën e tij të debutimit në Nëntor 2010 dhe “Be here Now” i Oasis me 659.761 me vendin e parë në top listën e Gushtit të 1997.
 
Suksesi i albumit të Adele ndjek atë të singëllit të saj të parë të publikuar nga ky album, “Hello”, i cili është shndërruar në këngën e shitur më shpejtë në tregun muzikor të Mbretërisë së Bashkuar./Oranews