Botë

Shba-Nju Orleans, dy persona qëllojnë mes turmës, 16 të plagosur

23.11.2015 12:22

Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur në një seri të shtënash në një park në Nju Orlins të Shteteve të Bashkuara...

Për momentin në park prezent ishin rreth 500 persona, kryesish fëmijë dhe adoleshentë, që merrnin pjesë në xhirimin e një videoje.
 
Dy persona hynë mes turmës dhe hapën zjarr me armë automatike.
 
Auto-ambulancat që mbërritën në vendin e ngjarjes shoqëruan 10 persona për në spital, ndërkohë që të tjerët u transportuan me makina private.
 
Deri më tani nuk ka informacione për autorët e sulmit apo nëse ka lidhje me sulmet e ISIS-it.