Maqedoni

Është ndërperë komunikacioni në rrugën pranë tunelit "Demir Kapi"

23.11.2015 13:10

Komunikacioni në autostradën "Shkup-Gjevgjeli" te tuneli "Demir Kapi" nga ora 11 sot është ndërprerë, për shkak të një aksidenti, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM)...

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
 
Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016./Mia