Botë
Mauricio Macri, presidenti i ri i Argjentinës
23.11.2015 14:11
Mauricio Macri është presidenti i ri i Argjentinës. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, konservatori Macri udhëheq ndaj kundërshtarit të tij Daniel Scioli 51,5% me 48,5%...

“Sot është një ditë historike. Është ndryshimi i një epoke”, tha Macri para mijëra mbështetësve të tij në Buenos Aires.
Fitorja e Macrit është e para në më shumë se një dekadë e qendrës së djathtë dhe i jep fund udhëheqjes 12-vjeçare të Partisë Peroniste.
Mauricio Macri aktualisht është në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Buenos Airesit./Top Channel
