Maqedoni

Popovski për krizën në kufi, për emigrantët ekonomikë të kujdeset Greqia

23.11.2015 15:02

Emigrantët ekonomikë të cilët disa ditë presin në kufi, nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni...

Shefi i diplomacisë, Nikolla Popovski, pret që për ata të kujdeset Greqia, si vend anëtar i BE-së, pasi Maqedonia, sipas tij, nuk ka kapacitet për përkujdesje.
 
Gjithsesi, edhe  emigrantët ekonomikë nuk duan të rrinë në vendin tonë, por synojnë BE-në, shton Popovski. Pa problem do të vazhdojë lejimi i kalimit të të gjithë emigrantëve që vijnë nga zonat e luftës, deklaroi Popovski në takimin me ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Ai pret që emigrantët ekonomikë të selektohen në Greqi. 
 
"Maqedonia nuk mund t'i hapë dyert për qëndrim për  ata  të cilët nuk munden të strehohen në BE, e para  sepse këta njerëz nuk duan të qëndrojnë në Maqedoni, por shkojnë në ndonjë vend anëtar të BE-së, ndërsa e dyta e që është ende më e rëndësishme, këta njerëz  në Maqedoni vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Greqia, si vend anëtar i BE-së, duhet të bëjë filtrimin e atyre që munden apo nuk munden të kalojnë. Ne do t'i respektojmë këto vendime, nuk do ta ndalim kalimin e cilitdo i cili mund të arrijë deri në destinacionin e tij, sepse ne jemi vetëm vend transit. Çështja e emigrantëve të bllokuar në kufi është  përgjegjësi e palës greke. Ne mbetemi të hapur për pranim për të gjithë ata të cilët mund ta vazhdojnë rrugën deri në ndonjë vend evropian"- deklaroi ministri i Jashtëm,  Nikolla Popovski.
 
Në lidhje me ndihmën që është paralajmëruar për Maqedoninë për përballjen, Poposki theksoi se ajo deri më tani ka qenë kryesisht e orientuar drejt organizatave ndërkombëtare, si UNHCR dhe Kryqi i Kuq.
 
REJHANE BUSHI-METAJ