Kriza e refugjatëve, kufiri i mbyllur për emigrantët ekonomikë

23.11.2015 17:01

Në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë vërehet ulje e numrit të emigrantëve...

Kjo ulje vjen pas vendimit për të mos lejuar transitimin në vendin tonë të emigrantëve ekonomikë, meqë të njëjtëve u pamundësohet kalimi në kufirin serb. Nga ky vendim pësojnë emigrantët nga Irani, Pakistani dhe vendet afrikane.

Disa prej tyre qepën buzët në shenjë revolte për këtë vendim, ndërkohë që të tjerët kanë bllokuar shinat e trenave. Shumica e emigrantëve në mes zonë tashmë janë kthyer në kampet e refugjatëve në Greqi.

Në kufirin e Maqedonisë kanë mbetur rreth 200 emigrantë nga Pakistani, Irani, Somalia dhe Maroku. Disa prej tyre kërcënojnë edhe me grevë urie nëse autoritetet në Maqedoni nuk e hapin kufirin për ta.

Sot në mëngjes drejt Tabanocit është nisur një tren me rreth 800 refugjatë nga zonat e luftës.