Kriza e refugjatëve, Ivanov në Bruksel kërkon ndihmë imediate për ballafaqim me krizën
Presidenti, Gjorge Ivanov, në Bruksel u takua me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Frans Timermans, për të diskutuar pikërisht për krizën e refugjatëve...

Ivanov tha se që nga fillimi i krizës Maqedonia mbështetet vetëm në resurse të veta, ndërsa ndihma e Bashkimit Evropian mungon.
Ai ka kërkuar ndihmë urgjente teknike dhe financiare, duke konstatuar njëkohësisht se Maqedonia i bart pasojat nga "mekanizimi jofunksional i Unionit" dhe nga moszbatimi i regjistrimit në vend-anëtar të BE-së, që në këtë rast është Greqia.
Ivanov ka kërkuar kthim të kontrollit mbi kufijtë e jashtëm të BE-së, ndërsa ka potencuar se nevojitet strategji e përbashkët e Unionit për aksion të koordinuar ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit.
Timermans është angazhuar për sigurimin sa më të shpejtë dhe përkrahjen nga BE-ja për Maqedoninë.
