Maqedoni
Nuk ka shenja të dhunës ndaj trupit të pajetë të gjetur në Kërçovë
23.11.2015 19:13
Nuk ka shenja të dhunës ndaj trupit të pajetë të burrit që u gjet sot në mëngjes në orën 8:35 në vendin "Uji i bardhë" në afërsi të Kërçovës...

Këtë e tregoi ekspertiza që në vendin e ngjarjes e zbatoi ekipi policor, së bashku me prokurorin publik nga Prokuroria publike themelore, si dhe nga ekipet mjekësore nga Spitali i përgjithshëm në Kërçovë.
Sipas kumtesës së SPB-Ohër nga kryerja e njohjes në vendin ku është vërejtur trupi i pajetë, bëhet fjalë për personin Goran S.(44) nga Kërçova, me vend të banimit në Shkup. Afër trupit është vërejtur karabinë gjuetie me pamje optike. Pas ekspertizës së kryer dhe sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes së tij.
Trupi i pajetë është gjetur sot në mëngjes në orën 8:35 minuta nga disa banorë lokal në lëvizjen midis fshatrave të Kërçovës Rashtani dhe Dllapkin Doll i Epërm.
Përndryshe, dje në orën 16:30 në stacionin policor në Kërçovë si person të zhdukur është paraqitur personi tani më i ndjerë Goran S. Pas çka menjëherë është njoftuar Prokuroria publike dhe është formuar ekipi për hetim./mia
