Maqedoni

Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë - Ohër

24.11.2015 09:34

Për shkak të kryerjes së punëve me minim në rrugën A2 Kërçovë - Ohër, ndërmjet grykës malore Presekë dhe fshatit Vërbjan...

Për shkak të kryerjes së punëve me minim në rrugën A2 Kërçovë - Ohër, ndërmjet grykës malore Presekë dhe fshatit Vërbjan, sot komunikacioni do të ndërpritet në intervale prej 15 deri 20 minutave ndërmjet orës 12:00 dhe 14:00, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër gryka malore, posaçërisht në drejtimet rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë dhe Vinicë - Berovë, ku është e mundur dukuria e shembjes.
 
Prej datës 15 të këtij muaji hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
 
Obligimi do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm./Mia