Maqedoni

Delegacion biznesi i LOE në Kinë në Forumin e 5-të tregtar ekonomik

24.11.2015 09:47

Delegacion i biznesit, i kryesuar nga kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), Daniela Arsovska...

Delegacion i biznesit, i kryesuar nga kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), Daniela Arsovska, merr pjesë në Forumin e 5-të ekonomik tregtar të Republikës së Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) që po mbahet në Suxhou, Kinë.
 
Qëllimi i Forumit, në të cilin marrin pjesë mbi 1.000 kompani nga Republika Popullore e Kinës dhe 16 vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore, kryeministra, përfaqësues shtetërorë dhe qeveritarë, delegacione të nivelit të lartë, përfaqësues të agjencive për avancimin e tregtisë dhe të sektorit afarist, është avancimi i bashkëpunimit të RP të Kinës dhe vendeve nga EQL-ja./Mia