Botë

ShBA, të shtëna në një protestë paqësore, 3 persona me maska plagosin 5 protestues

24.11.2015 10:00

Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur në Shtetet e Bashkuara si pasojë e një seri të shtënash në Mineapolis...

Sulmi me armë zjarri është verifikuar pranë vendit ku po zhvillohej një protestë paqësore për vrasjen e 24 vjeçarit afro-amerikan, Jamar Clark, nga një agjent policie, më 15 nëntor.
 
Të plagosurit, ka deklaruar policia lokale, nuk janë në rrezik për jetën.
 
Ndërkohë, sipas një dëshmitari, të shtënat janë qëlluar nga tre persona të pajisur me maska. 
 
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe një ditë më parë në Nju Orlins, ku të paktën 16 persona mbetën të plagosur në një seri të shtënash në një park të qytetit.