Botë

Avionët turq rrëzojnë një avion rus

24.11.2015 11:30

Avionët turq kanë rrëzuar një avion luftarak rus, i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë...

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 kanë paralajmëruar aeroplanin për shkelje të hapësirës ajrore, përpara se ta rrëzonin.
 
Avioni është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë, ndërsa dy pilotët e avionit janë hedhur me parashutë.
 
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një avion i saj luftarak SU-24 është rrëzuar brenda Sirisë, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.
 
Ministria ruse ka mohuar se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.
 
Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat luftojnë kundër grupeve të ndryshme rebele dhe militante.
 
Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar reagimin e Ankarasë.
 
GYLTENE SINANI