Botë
Francë, gjendet një jelek kamikaz në rrugët e Parisit
24.11.2015 12:08
Punëtorët e pastrimit të rrugëve në Francë kanë zbuluar një jelek kamikaz të mbushur me eksploziv në distriktin Montrougue të Parisit...

Ata menjëherë lajmëruan policinë, teksa kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës.
I dyshuari kryesor është njëri prej terroristëve që gjendet ende në arrati, Salah Abdeslam.
Sipas të dhënave që janë mbledhur nga autoritetet, ai ka kaluar në rrugën ku u gjet eksplozivi gjatë natës së sulmeve që tronditën Parisin.
Një ngjarje e tillë i përforcon edhe më shumë pretendimet e vëllait dhe avokates së tij, të cilët thonë se Salah mund të ketë ndryshuar mendim në momentet e fundit për të mos e hedhur veten në erë.
Megjithatë, një prej oficerëve të policisë franceze, gjatë një interviste për reporterët ka paraqitur një skenar tjetër të asaj se çfarë mund të ketë ndodhur.
Sipas tij, Abdeslam kishte planifikuar të aktivizonte eksplozivin pranë kësaj zone, por mund të ketë pasur probleme teknike me detonatorin.
Bëhet me dije se pajisja që realizon shpërthimin nuk është gjetur ende.
