Botë

Shpërthim në qendër të Athinës, autoritetet: Nuk është akt terrorist

24.11.2015 12:38

Një shpërthim ka tronditur Athinën sot në mëngjes vetëm pak metra larg sheshit “Sindagma”...

Policia thotë se objektiv i autorëve të këtij sulmi ishte godina e dhomës së industrialistëve grekë që ndodhet atje.
 
Autoritetet thanë se persona të panjohur telefonuan në redaksitë e dy gazetave, duke njoftuar për vendosjen e bombës në qendër të Athinës.
 
Policia në Greqi është gati prej dy javësh në alarm të kuq, pikërisht prej informacioneve se po përgatitet një sulm terrorist dhe telefonata është marrë shumë seriozisht, duke mbyllur brenda pak minutash gjithë qendrën e Athinës.
 
Ashtu siç këta persona kanë paralajmëruar, bomba shpërtheu. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
 
Autoritetet greke thonë se sulmi nuk ka të bëjë me aksione terroriste si ato në Francë apo vendet e tjera perëndimore.
 
Burime policore thanë se dyshimet e para kanë të bëjnë me një organizatë të majtë të karakterit marksist dhe anarkist dhe jo me ndonjë celulë islamike.