Maqedoni
Në Kërçovë sot dhe nesër nuk punojnë shkollat e mesme
24.11.2015 14:25
Shkollat e mesme "Mirko Mileski" dhe "Drita" sot dhe nesër nuk do të punojnë për shak të ndërrimit të dritareve të vjetra...

Shkollat e mesme "Mirko Mileski" dhe "Drita" sot dhe nesër nuk do të punojnë për shak të ndërrimit të dritareve të vjetra, me dritare të reja plastike në tërë objektin ku edhe janë vendosur këto dy shkolla.
Drejtoresha e shkollës Drita Nebi-Bilali, deklaroi se shkollat nuk do të punojnë këto dy ditë për shkak të zëvendësimit të dritareve të vjetra me ato të reja, ku siç tha do të rritet efikasiteti energjitik dhe do të kursehet për ngrohejn e ambienteve.
Investimi është i IPA fondeve të Bashkimit Evropian.
Shkollat, siç informoi Nebi-Bilali janë furnizuar me naftë për ngrohje dhe pa problem funksionin transporti i nxënësve.
Mësimi i rregullt në shkollat e mesme të Kërçovës, siç është paralajmëruar, do të vazhdojë të enjten./Mia
