Maqedoni
Për 24 orë janë dhënë 1.814 vërtetime të migrantëve
24.11.2015 14:42
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 1.814 vërtetime shtetasve të huaj, prej të cilëve 938 janë të gjinisë mashkullore, 333 të gjinisë femërore...

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 1.814 vërtetime shtetasve të huaj, prej të cilëve 938 janë të gjinisë mashkullore, 333 të gjinisë femërore, 412 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 131 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit kumtoi MPB.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 767 më pas nga Afganistani 839, Iraku 208, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën nga 19 qershori deri mbrëmë, janë dhënë vërtetime gjithsej për 278.120 shtetas të huaj, prej të cilëve 161.930 janë të gjinisë mashkullore, 43.067 të gjinisë femërore, 58.234 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 14.889 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilvë u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 168.472, më pas nga Afganistani 63.848, Iraku 24.367, Irani 6.231, Pakistani 5.416, Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, nga Maroko 1.311, Kongo 514, Libani 434, Algjeria 453, Nigeria 277, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Deri në repartin për azil sipas MPB-së, mbrëmë është parashtruar një kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit, nga shtetas të Sirisë, dhe me ato janë edhe dy fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin.
Nga fillimit të dhënies së vërtetimeve deri më 23 nëntor në Sektorin për azil janë parashtruar 76 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 52 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 17 për fëmijë, më pas dhjetë kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre tetë janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut katër nga kërkesat janë për fëmijë dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në IP Qendrën pranuese për azilkërkues në regjistrin ditor të azilkërkuesve ajnë evidentuar gjithsej tetë azilkërkues prej të cilëve pesë azilkërkues janë burra, një është grua, dhe dy janë persona të mitur me shoqërimin e tutorit. Plotësisht sipas nenit 48 të ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme , 10 azilkërkeus, dy persona të mitur me shoqërimin e tutorit, gjashtë persona të mitur pa shoqërimin e prindit, dhe dy burra janë vendosr në një vend tjetër për banim të caktuar nga Ministria e Punës dhe politikës Sociale./Mia
