Maqedoni

Kryqi i Kuq shënon Javën e Kujdesit për të Moshuarit

24.11.2015 14:56

Me moton “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”, Kryqi i Kuq i Maqedonisë shënon Javën e Kujdesit për Personat e Moshuar...

Ky manifestim ka për qëllim të ngrit vetëdijen e popullatës për të drejtat e personave të moshuar, si dhe të sigurohet përkrahje dhe kujdes për ta, tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
 
Ai bëri të ditur se me përkrahjen e Fondacionit “Dauti”, deri në fund të vitit do të hapet qendër ditore për personat e moshuar në Komunën e Sarajit.
 
“Brenda javës planifikojmë që t’i përfshijmë afër 4000 persona të moshuar, në këtë drejtim kisha thënë se vlen të përmendet edhe përkrahjen e kompanive të ndryshme, si EVN që 4 vitet e fundit përkrah Kryqin e Kuq në punën e personave të moshuar dhe nga sot edhe Fondacioni ‘Dauti’”- deklaroi sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.]
 
“Fondacioni “Dauti për momentin ka bërë një përkrahje të iniciativës së Shoqatës së Pensionistëve të Komunës së Sarajit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq për ngritjen e një qendre ditore për personat e moshuar”- tha drejtori i Fondacionit “Dauti”, Xhemali Dauti.
 
“Kemi 53 shoqata në Maqedoni që do t’i vizitojnë të gjitha shtëpitë e pleqve, shtëpitë e pensionistëve, dhe personave të  moshuar e të braktisur do t’u jepet ndihma e nevojshme”- theksoi kryetari i Klubit të Pensionistëve, Dragi Argirovski.  
                    
Po ashtu me përkrahje të EVN-së, Maqedoni në kuadër të Javës së Kujdesit për Personat e Moshuar organizohen aksion për matje pa pagesë të sheqerit në gjak për 2000 persona të moshuar.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI