Roma, Arsenal e Chelsea, kërkojnë shpëtimin

24.11.2015 15:15

Në Grupin E Roma do të kërkojë pikë në Camp Nou ndaj Barcelonës që ka siguruar kualifikimin, derisa rrezikohet nga Bayer Leverkusen, por teorikisht edhe nga BATE Borisov, që ka ende gjasa për kualifikim...

Në Gruin F Arsenali luan me Dinamo Zagrebin në Emirates sonte, por me mendje është në Allianz Arena ku do të lutet që Bayern Munchen mos t’i lëshojë pikë Olympiacosit. Grekëve u duhet një pikë e vetme nga 2 ndeshjet e fundit për të siguruar fazën pranverore.

Në grupin G Chelsea do të kërkojë fitoren në Izrael sonte ndaj Maccabi Tel Avivit, derisa Dynamo Kiev do të tentojë t’i shkaktojë probleme Portos së kualifikuar më parë. Humbja e Dynamo Kievit dhe fitorja e Chelseat kualifikon ekipin e Jose Mourinhos tutje.

Dhe ën grupin e fundit për sonte në grupin H Zeniti është ekipi më i mirë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve deri më tani. Të drejtuar nga Andre Villas Boas, rusët kanë shënuar 4 fitore në 4 ndeshjet e para dhe kanë siguruar fazën tjetër.

Valencia është mysafire e tyre sonte, derisa Genti i shkon Lyonit. Gent ka gjasa për kualifikim, derisa Valencia shpreson t’ia shkaktojë humbjen e parë Zenitit sot.