Kryesia e Lëvizjes BESA takon shefen e Misionit të OSBE-së Suomalainen
24.11.2015 15:38
Një delegacion i Lëvizjes BESA vizitoi sot selinë e Misionit të OSBE-së në Shkup, ku u prit nga Shefja e këtij misioni, Nina Suomalainen...

“Në këtë takim u diskutua për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS theksuan se fakti që në Maqedoni riciklohet kriza dhe akoma mbetet shumë vend për asistencë ndërkombëtare, flet për atë se Maqedonia ka dështuar në shtet-bërjen e saj. Ata po ashtu e informuan Nina Suomalainen për iniciativën politike BESA, për ngritjen e saj strukturore dhe për ofertën e saj në skenën politike të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
