Likovë, përurohet salla bashkëkohore sportive

24.11.2015 16:50

Në praninë e nxënësve, profesorëve e mysafirëve tjerë, sot në Likovë solemnisht u përurua salla e sporteve e Gjimnazit “Ismet Jashari”...

Bëhet fjalë për një objekt bashkëkohor sportiv, që ka kushtuar 15 milionë denarë, mjete këto të siguruara nga bllok dotacionet e Komunës së Likovës.

Kjo është salla e dytë sportive që përurohet në fshatin Likovë dhe e njëjta, përpos mbajtjes së orëve të edukatës fizike, do të shfrytëzohet edhe nga sportistë dhe klube sportive të Komunës së Likovës. (Nexhat Aqifi, TVM2)