Maqedoni
Një tetovar e humbi jetën në aksident rrugor
24.11.2015 16:45
Një tetovar J.Gj. (57) sot e humbi jetën në spitalin klinik të Tetovës, pasi paraprakisht ishte goditur nga automjet motorik "Mercedes vito"...

Një tetovar J.Gj. (57) sot e humbi jetën në spitalin klinik të Tetovës, pasi paraprakisht ishte goditur nga automjet motorik "Mercedes vito" me targa të Tetovës që e ka drejtuar S.A. (48) nga Tetova.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:50 minuta në bulevardin "Vidoe Smilevski-Bato" në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij, J.Gj. në këmbë e ka kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën, jashtë vijave të shënuara për këmbësorë kur është goditur nga automjeti transportues. Nga goditja, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me një automjet tjetër menjëherë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku iu nënshtrua lëndimeve.
Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe konfirmohen arsyet rrethanat dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë aksident të trafikut dhe me urdhër të PP-së ndaj trupit të pajetë të këmbësorit do të kryhet autopsi, tha Josifovski./mia
