Botë

Llavrov e anuloi vizitën në Turqi pas rrëzimit të aeroplanit rus

24.11.2015 17:28

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov sot deklaroi se nuk do ta realizojë vizitën e planifikuar për nesër në Turqi...

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov sot deklaroi se nuk do ta realizojë vizitën e planifikuar për nesër në Turqi, pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga ana turke.
 
Ai, gjithashtu, i këshillon rusët që të mos udhëtojnë në Turqi, duke shtuar se rreziku nga terrorizmi në këtë vend nuk është më i vogël se ai në Egjipt, ku një aeroplan rus me udhëtarë u rrëzua muajin e kaluar gjatë një sulmi me bombë.
 
Shefi i diplomacisë ruse theksoi se presidenti rus, Vlladimir Putin, gjatë takimit të sotëm me mbretin jordanez Abdullah, e ka vlerësuar sulmin e forcave ajrore turke si "thikë pas shpine" për Rusinë.
 
Llavrov tha se "aeroplani rus ka kryer operacion antiterrorist dhe ka ndodhur në shtrirjen ajrore siriane"./mia