Gruevski fton afaristët kinezë të investojnë në Maqedoni

24.11.2015 18:47

Kryeministri, Nikolla Gruevski, ka marrë pjesë në Samitin e katërt të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Kinës dhe Forumit të 5-të Ekonomiko-tregtar që u mbajt në qytetin Suxhou, në Kinë...

Gjatë fjalimit në Samit, Grueski ka theksuar se  Maqedonia e njohu dhe e pranoi mundësinë e ofruar nga ana e Qeverisë kineze për financimin e projekteve infrastrukturore në kuadër të fondit të formuar me iniciativën e Varshavës.

Po ashtu, Maqedonisë është vendi i parë që i ka nënshkruar marrëveshjet konkrete për përdorimin e një pjese të mjeteve të parashikura për këtë rajon, implementimin në ndërtimin e dy akseve rrugore të autostradave Shkup-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, që momentalisht janë në fazën e ndërtimit.

"Nëpër territorin e Maqedonisë kalojnë korridore të rëndësishme evropiane dhe ekziston një interes i madh që vendi ynë të inkuadrohet në projekte të reja të përbashkëta infrastrukturore në kuadër të procesit të bashkëpunimit 16+1. Maqedonia dëshiron që ta ruaj politikën stabile makroekonomike dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera të njohura nga institucionet e njohura ndërkombëtare financiare. Qeveria është shumë  e përkushtuar në tërheqjen e investimeve të huaja dhe është e hapur për investitorët kineze"- deklaroi Gruevski.

Në Forumin Ekonomik-tregtar, në qytetin Suxhou, ku janë të pranishëm mbi 1.000 afaristë dhe përfaqësues të kompanive nga Kina dhe 16 shtete nga Evropa Qendrore dhe Lindore, marrin pjesë edhe përfaqësues të më shumë kompanive të Maqedonisë, të organizuar nga Lidhja e Odave Ekonomike.