LSDM, iniciativë në kuvend për të debatuar për ndotjen

24.11.2015 18:49

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni opozitar ka parashtruar një nismë deri te kryetari i kuvendit që urgjentisht të debatohet për, siç thuhet “Rritjen enorme të ndotjes së ajrit”...

Me këtë nismë kërkohet që informacioni të shqyrtohet në seancën e 74 të kuvendit.

Deputeti opozitar, Vasko Kovaçevski, theksoi se opozita kërkon që urgjentisht të ndërmerren masa efikase për pengimin e ndotjes.

Kërkesën e saj opozita e bazon në atë se sezonin e ngrohjes qytetarët e Shkupit, Manastirit, Tetovës apo Kërçovës qytetarët e pritën me ndotje ekstreme, ku janë regjistruar edhe deri më 1.000 mikrogram për metër kub të grimcave PM10.