Botë
Vritet i riu nga Pogradeci në rradhët e SHI-së në Siri
24.11.2015 19:22
Edhe një tjetër shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën në Siri, duke luftuar në rradhët e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI), lajmëron korrespodenti i MIA-s...

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Mariglen Dervishi, i cili prej tetorit të vitit të kaluar është larguar në drejtim të Sirisë.
Te Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë gjendet edhe një dosje me të gjithë emrat e personave që luftojnë në Siri nga ku është fiksuar se Dervishi udhëtimin e parë drejt Sirisë e ka bërë më 28 janar 2013 së bashku me shtetasin Besmir Cake dhe dy shokët tashmë të vrarë, Hamit Muslija dhe Bledian Hamzai.
Gjatë udhëtimit të parë në Siri, mësohet se Dervishi është plagosur, çka e ka detyruar që të kthehet në Shqipëri me 12 maj të vitit 2013 nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës së bashku me disa shtetas nga Kosova.
Të dhënat e dosjes tregojnë se luftëtarët shqiptarë u plagosën pasi mjeti me të cilin udhëtonin kaloi mbi një minë./mia
