Maqedoni
Mot i vranët me shi edhe deri në 40 litra në metër katror
25.11.2015 09:04
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore, si dhe në juglindje ku lokalisht pritet të biejnë edhe mbi 40 l/m2 për periudhë prej 24 orëve.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej tetë deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Tempratura e mëngjesit do të ulet deri pesë gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 10 gradë Celsius.
Deri të premten rajoni ynë ende do të jetë nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa të cilat do të shkaktojnë mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta edhe reshje të përkohshme të borës.
Reshje më intensive të shiut priten të premten edhe atë veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit./Mia
