Maqedoni
Përplasen dy autobusë në “Aerodorom”, dhjetëra të lënduar
25.11.2015 09:13
Dhjetëra persona janë lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një përplasjeje mes dy autobusëve në Shkup...

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Aerodrom” të Shkupit, në afërsi të qendrës tregtare, ku janë përplasur një autobus i Ndërmarrjes së Transportit Publik me numër tre me autobusin privat numër 23, të cilët kanë lëvizur nga qendra për në “Aerodrom”.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, të lënduarit janë dërguar për mjekim në spital. Aksidentin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
