Maqedoni

Lëvizje me biçikletë nëpër Shkup për qytet më të pastër

25.11.2015 09:39

Nga sheshi "Maqedonia" sot në orën 17:30 minuta do të fillojë masa e 43-të kritike në temën "Transport i shëndetshëm për qytete të shëndetshme".

Organizator është "Në biçikletë" - grup joformal i çiklistëve të Shkupit,  i formuar fillimisht përmes rrjeteve sociale.
 
Qëllimi i "Në biçikletë" dhe organizimit të masës kritike në Shkup është popullarizimi i biçikletës si mjet urban transporti.
 
Masë kritikeve është ecja me biçikleta dhe krijohet kur një grup çiklistësh do të mblidhen në një vend dhe së bashku do të lëvizin nëpër rrugët e qytetit të tyre.
 
Përveç se në Shkup, në temën e njëjtë do të lëvizet në më shumë qytete dhe në kohë të ndryshme.
 
Sot do të lëvizet me biçikleta edhe nëpër Prilep, ndërsa nisja është  prej orës 17:30 para përmendores së Aleksandrit të Maqedonisë.
 
Nesër do të ketë lëvizje me biçikleta në Manastir dhe në Shtip, ndërsa të dielën në Gostivar.
 
Organizatori apelon tek kompetentët se nevojite të sigurohet hapësirë për të gjitha mënyrat e transportit (ecjes, lëvizjes me biçikletë, transport publik, automobil), me përparësi të mënyrave të qëndrueshme të transportit, mundësimi i disa opsioneve dhe arritje më e shpejtë me transport të shëndetshëm ekologjik (ecje, lëvizje me biçikletë) dhe transport publik./Mia