Maqedoni
Konferencë "TIK në Agrobiznes"
25.11.2015 10:09
Përfaqësuesit e Teknologjive informative dhe komunikuese (TIK) dhe industria e agrobiznesit për të 13-tën herë me rradhë...

Përfaqësuesit e Teknologjive informative dhe komunikuese (TIK) dhe industria e agrobiznesit për të 13-tën herë me rradhë do të mblidhen në konferencë dyditëshe në Shkup me temën "TIK në Agrobiznes" në organizim të MASIT ITK Oda ekonomike.
Në hapjen e konferencës ashtu siç është paralajmëruar do të mbajnë fjalim ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov dhe ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska, kryetari i Bordit drejtues të MASIT Stefan Plavjanski dhe drejtori i misionit të USAID në Maqedoni Xhejms Stein.
Konferenca ka për qëllim të mblidhen të gjithë faktorët e teknologjive informatike dhe komunikuese dhe industria e agrobiznesit, të prezantohen trendet në të dy degët, të identifkohen mundësitë për bashkëpunim, këmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe të lehtësohet dhe nxitet bashkëpunimi i ndërsjellë.
Do të organizohet edhe B2B sesion ku kompanitë e agrobiznesit dhe TI industrisë do të kenë mundësi direkt të njoftohen dhe të diskutojnë për nevojat/zgjidhjet e tyre, me qëllim që ta lehtësojnë dhe nxitin bashkëpunimin e ndërsjelltë. Plotësisht, në suaza të ditës së dytë të konferencës, do të organizohet edhe panel diskutim i grave -sipërmarrëse, si dhe gra në pozitat udhëheqëse në organizatat e tyre të agrobiznesit dhe TIK industrisë në Maqedoni, të cilët do ta prezantojnë rolin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen në punën e përditshme.
Konferenca, gjithashtu pritet të ndihmojë në përgatitjen e bashkësisë së biznesit të Maqedonisë për pjesëmarrje në fondet e Komisionit Evropian Horizont 2020, KOSME, IPA BallkanMed të cilat çdoherë e më shumë vendosin theks në financimin e projekteve për zhvillim të industrive vertikale përmes implementimit të TIK vendimeve./Mia
