Botë

Francë, vritet rrëmbyesi i disa personave

25.11.2015 11:23

Autoritetet e Francës thonë se policia e ka vrarë një person, pasi grupi i tij me armatim të rëndë i rrëmbeu disa njerëz...

Autoritetet e Francës thonë se policia e ka vrarë një person, pasi grupi i tij me armatim të rëndë i rrëmbeu disa njerëz në një qytet verior afër kufirit me Belgjikën, por ka precizuar se ky incident nuk ka pasur ndërlidhje me terrorizmin.

Grupi i armatosur mbrëmë është përpjekur ta rrëmbejë një menaxher të një banke lokale në qytetin Rube dhe hapjen e arkës me para, ka thënë prokurori, Frederic Fevre.

Menaxheri ia doli të ikte pasi kishte arritur policia, ndërsa plaçkitësit e armatosur u bllokuan në një shtëpi dhe i morën peng gruan, vajzën dhe fëmijën e tij 11 muajsh.

Pas një bllokade dyorëshe, forcat e policisë speciale ia dolën të depërtojnë në shtëpi dhe i liruan të rrëmbyerit, e vranë një të dyshuar për sulm dhe e arrestuan personin e dytë.

Sulmuesit e tjerë ia dolën të ikin nga vendi i ngjarjes, ka thënë prokurori Fevre, por nuk është e qartë se sa vetë ishin në këtë grup. Nuk ka indikacione se ky incident ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris.