Futboll
Champions, “fluturojnë” Barça & Bayern
25.11.2015 13:00
Barcelona dhe Bajernin ishin dy skuadrat qe prenë zyrtarisht biletat për ne turin tjetër, një jave nga përfundimi i fazës ne grupe...

Ne Kamp Nou, katalanasit dhuruan spektakël duke shpartalluar Romen 6-1 ne sfidën e vlefshme per Grupin E. Dopiete e Mesit dhe Suarez ndërsa golat e tjerë mbajtën firmat e Pike dhe Adriano.
Goli i nderit për italianet u shënua ne fund nga Xheko, i cili me pare kishte humbur edhe nje penallti përballë Terstegen.
Ne sfidën tjeter te këtij grupi, Bayer Leverkusen kreu “vetëvrasje” ne Bjellorusi duke barazuar 1-1 me Bate Borisov dhe tashme i duhet nje mrekulli per te kaluar ne turin e 1/8-ve.
Ne “Alianz Arena”, Bajerni i Myhinut tregoi forcën e tij duke fshire çdo dyshim përballë Olimpiakos. 4-0 per gjermanet me tre gola te shënuar ne harkun kohor te 12 minutave gjate pjesës se pare me Duglas, Costa, Levandovksi dhe Myller, ndërkohe qe Koman vulosi shifrat përfundimtare ne minutën e 70-te.
Arsenal rriti shpresat per kualifikimin pas fitores 3-0 ne Emirates ndaj Dinamo Zagreb dhe tashme do te kete nje ndeshje per “jete a vdekje” ne pire ndaj Olimpiakos ne javën e fundit per te zgjidhur vendin e dyte te Grupit F.
Java e parafundit hapi gjithçka per kualifikimin ne Grupin G. Kryesuesit e Portos u munden ne Do Dragao nga Dinamo e Kievit 0-2 ndërsa Chelsea fitoi 4-0 ne Tel Aviv ndaj Makabit te vendit te fundit. Fitore surprize ne minutën e 5 te shtesës e Gent 2-1 ne Lion ne Grupin H.
Me këto tre piket, belget u ngjiten ne vendin e dyte dhe tashme jane me afër se kurrë per kualifikimin pasi ne javën e fundit do te përballen me Zenitin qe ka prere biletën kohe me pare per ne turin tjetër.
Nga ana e tyre, ruset e Villas Boas arritën fitoren e 5 radhazi nje rekord me vete, këtë here 2-0 ne Shen Peterburg ndaj spanjolleve te Valencias.
