Maqedoni

Disa lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

25.11.2015 13:44

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej orës 8:30 e deri në orën 14:30, do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Lubosh, komuna e Studeniçanit...

Ashtu iç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit në periudhën prej orës 8:30 e deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Maxhari" dhe "Palmiro Tonjati" në afërsi të restorantit Haniball, shfrytëzuesit  në afërsi të stadiumit "Boris Trajkovski" si dhe shfrytëzuesit para mbikalimit të rrugëve "Maxhari 3" dhe "Maxhari 1" në komunën e Gazi Babës.
 
Pa energji elektrike në periudhën prej orës 09:00 e deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Orce Nikolov", "Mirosllav Krlezha" dhe "Naum Naumovski Borçe" në komunën Qendër.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të Duqanxhikut dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, në komunën Çair, ndërsa në periudhën prej orës 9:00 e deri në orën 15:30 një pjesë e shfrytëzuesve në dalje të autostradës për në Tetovë, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Ostrovska" në komunën e Sarajit.
 
Në periudhën prej orës 9:00 e deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Deladrovcë,  Buçinc dhe Bujkovc në komunën Ilinden dhe Grushinë në komunën e Haraçinës.
 
Pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 15:00 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Brazda, në komunën Çuçer Sandevo, ndërsa nga ora 10:00 e deri në orën 12:00, shfrytëzuesit e rrugëve "Partenie Zografski", "Tasino Çeshmiçe", "Hristo Smirnenski" dhe "Gjorgji Skrizhevski" në komunën Qendër.
 
Në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e rrugës "Antonie Grubishiq" nga udhëkryqi me "Aminta Treta" deri në udhëkryqin me "Mirosllav Kërlezha" në komunën Qendër./Mia