Maqedoni
Plaçkitet bastorja në fshatin Negotinë të Gostivarit
25.11.2015 15:18
Në Sektorin e policisë Galate, mbrëmë në ora 22.25, E.. (40) nga fshati Negotinë...

Në Sektorin e policisë Galate, mbrëmë në ora 22.25, E.. (40) nga fshati Negotinë, ka denoncuar se nga ana e personave të panjohur është kryer plaçkitje në bastoren sportive pa emër të locuar në shtëpinë e S.D. (29) nga fshati Negotinë, në pronë të D.N. nga Shkupi.
MPJ-ja sot kumtoi se derisa ai ka qenë duke e pastruar bastoren kanë hyrë persona të panjohur, njëri prej të cilëve mbi kokën e E.B. e ka hedhur xhupin, e pastaj me forcë e ka rrëzuar.
Gjatë kësaj personi tjetër nga sirtari ka marrë 155 euro dhe rreth 90.000 denarë, pas së cilës kanë ikur në drejtim të rrugës rajonale Dobri doll-fshati Negotinë, ku kanë hipur në një automjet dhe kanë ikur në drejtim të panjohur./Mia
