Maqedoni

Dibër, investime të reja, filloi ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferikë

25.11.2015 15:42

Në Dibër filluan punimet në ndërtimin e kanalit për mbledhjen e ujërave atmosferik...

Ky projekt i mbështetur nga Ministria e Ekologjisë, në një gjatësi prej 780 metra, do të zgjidhë problemin e ujërave rrjedhëse të shiut nëpër rrugën kryesore të Dibrës, projekti do të kushtojë mbi 80 mijë euro.
 
Ministri Izairi premtoi se edhe vitin që vjen do të investohet në ndërtimin e kanaleve të tjera për mbledhjen e ujërave atmosferikë në komunën e Dibrës.
 
ATLI DEMA