Maqedoni

Kriza e refugjatëve, Oer: Shtetet të koordinojnë aktivitetet

25.11.2015 16:33

Për ballafaqim me krizën e refugjatëve duhet qasje e përbashkët, koordinim teknik operativ dhe të përbashkët...

Ambasadorja franceze në Maqedoni vlerëson se është e domosdoshme të zbatohet plani aksionar evropian për revision të mekanizmave kontrolluese dhe mekanizmit të pranimit me të gjitha shtetet ballkanike të kapluara nga vala e emigrantëve.  
 
“Politikat e shteteve evropiane duhet të jenë në drejtim, se nëse ka politikë  për pranimin e emigrantëve, atëherë do të ekzistojnë politika edhe për kthimin e emigranteve, sidomos ata që i takojnë kategorisë financiare dhe prandaj aktivitetet duhet të jenë të koordinuara mirë”- deklaroi ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.
 
Maqedonia me kujdes i përcjell trendet e migrimit, thonë kompetentët. Zbatohen masa dhe aktivitetet adekuate.
 
Janë vendosur pika kontakti për shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimeve mes shteteve. 
 
“Republika e Maqedonisë është e interesuar dhe tërësisht e gatshme për bashkëpunim ndërkombëtar të mëtutjeshëm, bashkëpunim intensiv dhe ndërhyrje me qëllim të  trajtimit  të këtij  procesi serioz të migrimit”- tha sekretarja shtetërore në MPB, Anastasija Ilievska.
 
Plani aksionar i trajton aspektet humanitare të sigurisë. Sipas ambasadores franceze, kriza migruese nuk ka vetëm elemente humanitare, por ka elemente kriminale dhe vjen jo vetëm nga rajonet në luftë, por edhe nga Ballkani.
 
Prandaj, të gjitha vendet bashkërisht duhet të mendojnë mënyra më të mira për të zgjidhur krizën e migrimit që është duke u përhapur çdo ditë.
 
SANIJE KASAMI