Gostivar, restaurimi i objekteve të vjetra, 10 mln denarë këtë vit, më shumë vitin që vjen
25.11.2015 17:03
Në Gostivar kanë filluar të restaurohen 10 objekte të vjetra, ndërsa Ministria për Kulturë për këtë projekt ka ndarë 10 milion denarë...

Punimet e restaurimit i inspektoi nga afër sot sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, i cili qëndroi edhe në Qendrën Konservuese dhe Qendrën për Kulturë në këtë qytet. Shehapi premtoi se mjetet që dedikohen për restaurim në Gostivar do rriten dukshëm vitin e ardhshëm.
Drejtori i Qendrës Konservuese të Gostivarit, Adnan Fejzullai, shpalosi se në vitin e ardhshëm, pos këtyre 10 fasadave, parashihen të restaurohen edhe 5 fasada tjera, për të cilat ka marrë mbështetje nga Ministria e Kulturës që t’i financojë të njëjtat. (Lulzim Haziri, TVM2)
