Tetovë, debat për përpunimin e vajrave të shfrytëzuar

25.11.2015 17:47

Në Maqedoni ende nuk funksionon një sistem formal për grumbullimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm për disa lloje të caktuara të mbeturinave...

Në këtë grup hyjnë edhe vajrat e shfrytëzuara, që vlerësohet se arrijnë në 8000 ton në nivel vjetor.

Duke marrë parasysh ndotjen që i bëhet ambientit, sidomos nga vajrat e shfrytëzuar, pikërisht në ish fabrikën e “Teteksit” do të hapet një impiant i cili do të trajtojë vajrat e përdorur të makinave.

Bëhet fjalë për Kompaninë “Blue energy”, e cila edhe do të kryej këtë lloj përpunimi në Tetovë.

“Qëllimi i organizimit të këtij debati është që të dëgjohet mendimi i qytetarëve përpara sjelljes së vendimeve për përkrahjen ose jo të këtij projekti. Ky debat  mbahet përpara marrjes së lejes nga ana e investitorit, sepse Ministria e Ambientit Jetësor vazhdimisht punon për ruajtjen e ambientit”- tha përfaqësuesja nga Ministria e Ambientit Jetësor, Biljana Petkovska.

Në ndërkohë, nga Kompania “Blu energy” në këtë debat thanë se janë të shqetësuar për informacionet që po shpërndahen në mesin e qytetarëve se aktiviteti i tyre do të jetë i dëmshëm për qytetin e Tetovës. Projekti në fjalë do të ndikojë në përmirësimin e ambientit, ajrit dhe ujit në Tetovë.