Shpërthim në Tunizi, sulmohen rojet e presidentit, 13 viktima

25.11.2015 18:04

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në Tunizi...

Objektivi i sulmit ishte një autobus që transportonte rojet e sigurisë të presidentit të vendit në kryeqytetin Tuniz. Shpërthimi ndodhi në rrugën “Muhamed”, një prej zonave kryesore në Tuniz.

Pas sulmit presidenti, Baci el-Kaid es-Sibsi, njoftoi se kanë marrë vendim 30 ditor të gjendjes së jashtëzakonshme dhe së bashku me kryeqytetin Tunizi, në krahinat Aryana, Mennuba dhe Bin Arus sollën vendim për ndalim qarkullimi nga ora 21:00 deri më 05:00.

Tunizia ka qenë shpesh në shenjestër të militantëve të “Shtetit Islamik”. Në qershor të këtij viti 39 persona humbën jetën gjatë një sulmi në plazhin Sus, i cili frekuentohet masivisht nga të huajt.