Botë
Sulmet terroriste do t'i kushtojnë Francës rreth dy miliardë euro
25.11.2015 18:32
Sulmet terroriste të 13 nëntorit do të reflektohen ndaj rritjes ekonomike të Francës me 0,1 nga BPV-ja gjatë muajve të ardhshëm, vlerësuan shërbimet e qeverisë franceze...

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, sipas vlerësimeve të bëra një javë pas sulmeve terroriste, sektori turistik, por gjithashtu edhe konsumi i amvisërive dhe industria do të pësojnë pasoja nga atentatet.
Informatën e këtillë e kumtoi radioja RTL, por ajo nuk është konfirmuar nga Ministria franceze e Financave.
Në janar gjithashtu u bënë edhe vlerësimet për pasojat nga suëpmet ndaj magazinës "Sharli Ebdo" dhe shitores për ushqim kosher. Atëherë ekspertët analizat e tyre i bazuan në atë që ndodhte në të kaluarën pas sulmeve në Francë dhe botë, duke parashikuar rritje ekonomike prej 0,7 për qind dhe konsum të shtuar.
Por kësaj radhe, pasojat nga sulmet e fundit, sipas ekonomistëve mund të jenë më të mëdha për shkak të dyshimeve për aftësitë e Francës për të parandaaluar sulme të reja.
Tani për tani nuk ka të dhëna të sakta për t'u konfirmuar pasojat nga sulmet në planin ekonomik, aq më tepër nëse dihet se sipas Institutit francez për studime ekonomike dhe statistikore, turizmi në Francë po qëndron mirë.
N[ tremujorin e tretë të vitit 2015, para sulmeve, numri i buajtjeve në hotele dhe kampe u rrit për tre për qind në[ krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2014. Rritja ishte posaçërisht e cekur në hotele me katër apo pesë yje dhe atë prej 5,1 për qind në bregdet dhe 7,2 për qind në male.
Javën e parë pas sulmeve, rezervimet për fluturime drejt Parisit janë ulur për 27 për qind.
Sipas hulumtimit të Federatës së punëdhënësve, një e treta e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme shënuan ulje të aktiviteteve pas sulmeve, ndërsa njëkohësisht 44 për qind shprehën druajtje nga pasojat në planin afatgjatë ekonomik./mia
