Vetëvendosje bënë gati parullat për 28 nëntor
25.11.2015 21:17
Mobilizimi i opozitës për manifestimin e tyre më 28 Nëntor që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po vazhdon...

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kanë nisur përgatitjet e parullave që do të bartin të shtunën.
“28 nëntor, manifestoni për Republikën” është njëra nga parullat kryesore që do të përdoret më 28 nëntor.
Opozita ka bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të dalin dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. (Indeksonline)
