Maqedoni
Konferencë ndërkombëtare për decentralizim dhe inkuadrimin në BE
26.11.2015 09:06
Konferenca ndërkombëtare me temë: "Sfida dhe perspektiva në zhvillimin rajonal dhe lokal-Decentralizimi dhe inkuadrimi në BE" do të mbahet sot dhe nesër në Shkup...

Në Konferencë do të prezantohen përvoja nga vendet e rajonit në implementimin e politikave për zhvillim rajonal dhe lokal, decentralizim dhe inkuadrim në BE.
Tubimi dyditor është në organizim të Mionistrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me GIZ, Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe UNDP-së.
Konferencën do ta hapë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në RM, Luiza Vinton, zëvendësambasadori i Gjermanisë, hans-Helge Zander dhe zëvendësdrejtoresha e misionit në ambasadën e Zvicrës, Katarina Shtoker./Mia
