Maqedoni

Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në Kodrën e Diellit dhe Strazhë

26.11.2015 09:19

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Kodrën e Diellit është ulur në 40 deri 50 metra...

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Kodrën e Diellit është ulur në 40 deri 50 metra, ndërsa në Strazhë 50 deri 100 metra, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në njoftmin për gjendjen e rrugëve.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Nga mesi i këtij muaji hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
 
Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016./Mia